Rozeta Hajdari nuk është emër shumë i njohur për publikun, mirëpo, ajo është prezantuar nga Albin Kurti i VV’’së për një post shumë të rëndësishëm shtetëror, si Ministre e Ekonomisë, Tregtisë dhe Financave. Për të nuk dihet shumë, ajo ka studiuar jashtë vendit dhe merret me biznes.

Hajdari është e lindur në Pejë dhe tani jeton në Prishtinë.

Ajo ka një firmë private, ‘R&V Consulting’, e cila merret me këshillimin e bizneseve.

Po ashtu, mësohet se ajo punon si koordinatore për Arsimin e Lartë në Austrian Development Agency, një organizatë jo-qeveritare austriake që vepron në Kosovë.

Ajo është rritur në Pejë. Ka qenë studente në Gjimnazin “Bedri Pejani” të këtij qyteti. Pastaj është shkolluar në Suedi, ku ka përfunduar dhe universitetin atje. Ajo ka studiuar në Universitetin Linnaeus që ndodhet në qytetin Vajxo në Suedi.

Kurti kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore se nuk do të kishte emërime në bazë të interesave partiake por që qeveria e tij eventuale do të përbëhej nga ekspertë.

Ndryshe, Albin Kurti, pak para takimit me Presidentin Thaçi, ka ftuar LDK’në që të propozojë emrat e saj për ministrat e 5 ministrive, derisa ka publikuar ata të tij, ku Ministra nga kjo parti sipas tij do të jenë: Albulena Haxhiu, Blerim Reka, Besnik Bislimi, Rozeta Hajdari dhe Arben Vitia./Express/

MUND TË JU PËLQEJNË