Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Berlin, Richard Grenell, është një prej njerëzve më të besuar të presidentit të SHBA’së, Donald Trump.

Grenell ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram me presidentin e SHBA’së, Donald Trump.

Ambasadori ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë “briefing POTUS”, që në shqip do të thotë “duke informuar presidentin”.

Në fotografi Grenell dhe presidenti Trump shfaqen duke udhëtuar në një aeroplan.

Kujtojmë se qeveria e Kosovës aktualisht nuk po e merr seriozisht të deleguarin e personit më të pushtetshëm në glob (Trump), Richard Grenell.

Përveç si ambasador, Grenell është edhe i dërguar i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe ushtrues detyre i shefit Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës.

Ndërkohë Grenell është duke i qëndruar afër presidentit të SHBA’së tashmë kur po i bën përgatitjet për të fituar edhe një mandat si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Grenell ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me presidentin Trump në aeroplanin presidencial. Trump në foto shihet teksa mbanë të veshur një kapelë me mbi shkrim “ Keep America Great”.

Richard Grenell është njeriu i administratës së Trump që po angazhohet në mënyrë aktive në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Grenell s’fundi është duke kërkuar heqjen e taksës ndaj Serbisë pa kushte shtesë, me qëllim të normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

MUND TË JU PËLQEJNË