Shquhet për vokalin e jashtëzakonshëm që ka, por krahas kësaj emri i saj lakohet shpesh edhe për pamjen e saj.

Është kjo këngëtarja e njohur Eliza Hoxha, e cila krahas angazhimeve që ka tani nga pjesëmarrja e saj në festivalin e këngës në RTSH, ajo nuk i anashkalon edhe rrjetet sociale.

Mesa duket ky angazhim i fundit e ka lodhur shumë pasi ka postuar një fotografi jo të zakontë, shkruan Kosovarja.

Aty është shfaqur tërësisht pa grim, e cila shihej e shtrirë në shtrat, ku kishte vënë edhe një mbishkrim në foto i cili ishte “Duke pushuar dhe menduar se çfarë viti i mrekullueshëm është”.

Ndryshe, projekti i fundit i saj është “Peng” me të cilin po merr pjesë edhe në festivalin e famshëm në RTSH. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË