Është artistja më e suksesshme dhe më e kërkuar si në vend ashtu edhe në diasporë.

Nora Istrefi hyn në listën më të ngushtë të atyre këngëtareve që me çfarëdo që është prezantuar tek publiku gjithmonë është pritur mirë, shkruan Kosovarja.

Karrierë të mbushur me projekte e spote të veçantë, por edhe me performanca të dalluara që gjithmonë e kanë bërë më të ndjekur dhe më të njohur.

Krahas kësaj, ndër vite ka arritur që të krijojë stil në vete, dhe të shquhet për çdo paraqitje si skenike ashtu edhe në përditshmëri.

Kjo është edhe ajo që ka ndikuar të triumfojë ndër më të parat në vend, pasi gjithmonë ka ditur se me çfarë të prezantohet edhe jashtë jetës skenike.

Këtë gjë e kemi vërejtur përmes postimeve të saj të cilat nuk janë shumë të shpeshta, por kur sjell diçka sjell, sa edhe bën që me stilin dhe sharmin e saj të mos iu mungojë as rrugëve ndriçimi. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË