E re në moshë, por që ambicia dhe dëshira për të qenë lart e më lart e ka drejtuar të mirret me modë, kurse sot renditet në listën e blogereve më të suksesshme.

Është kjo bukuroshja shqiptare Argjira Spanca, ku fillet e karrierës së saj i filloi si blogere, që me punën dhe përkushtimin e saj ia arriti të jetë mjaft e përmendur dhe e komentuar gjithandej, shkruan Kosovarja.

Vajza shumë e re por me ëndrra tejet të mëdha dhe të pakufishme ia ka arritur që jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri të rrjedhojë emri i saj në fjalët e secilit.

Madje, me të shpejtë hyri në emisionin më të shikuar “E diell”, aty ku u mirëprit jo vetëm nga koleget/ët e saj, por u bë e famshme dhe fitoi zemrat e qindra shikuesve.

Dhe pasi bëri një vit punë aty, me të parën ia harroi të gjitha dhe iu përkushtua pushimeve, ku e shihnim të pranishme në shumë bregdete shqiptare.

Nga pushimet ka postuar foto, tek shtrihej dhe trupi i saj nuk la pa tërhequr vëmendje dhe pa u pëlqyer nga të gjithë.

Pasi përfunduan të gjitha aventurat e saj dhe u mbush me energji, Argjira përsëri u rikthye, duke treguar se edhe këtë vit do të jetë pjesë e stafit të emisionit “E diell”.

Për këtë duket është gëzuar ende më shumë që ka përfunduar pushimet dhe ka filluar punën.

Epo, një femër e kërkuar si kjo nuk ka si ti mungojë gëzimi dhe vullneti për gjithçka, sidomos kur e di që para ekranit e presin me mijëra adhurues besnikë të shfaqet e të jetë çdo të diel me ta. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË