Një emër i njohur që ka kohë të gjatë që është prezente në skenën tonë muzikore, që dha shumë nga vetja e vazhdon ta bëjë akoma, kjo është e bukura dhe e veçanta Flora Gashi.

Kush i ka dëgjuar këngët e saj me siguri që në përshtypjen e parë e ka fituar bindjen që është një zë që do të dëgjohet përherë, shkruan Kosovarja.

Edhe ashtu po ndodh. Zëri saj po jehon gjithandej ku ka shqipfolës që nga paraqitja e saj e parë.

Jo vetëm karriera muzikore por edhe ajo private e Florës ngjall interesim.

Ajo është e martuar dhe ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djal.

Mirëpo, ajo që bie në sy është stili i pandryshueshëm i Florës dhe njëkohësisht i pazëvendësueshëm, ku në secilin imazh vërehet dukshëm kjo gjë.

Me një elegancë të theksuar nuk ia del dot të mos marrë vëmendje.

E pamundur që para një zonjë të këtillë të mos thuhen këto fjalë të bukura.

A mendoni edhe ju?./Kosovarja/.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË