Këngëtarja Edona Llalloshi i ka hyrë seriozisht tregut të dasmave. Ajo, është e orientuar kryesisht për të kënduar në dasma e ahengje, shkruan “Kosovarja”.

Edona, më nuk shihet në festivale, në skena të mëdha të këngës, pasi karrieren e saj si këngëtare e ka orientuar thuajse njëqind për qind në dasma.

Dhe, siç thuhet, asaj po i ecën mirë e është tejet e angazhuar.

Këngëtarja nga Prishtina këndon gjithëandej nëpër Kosovë. Ajo, ulet edhe në sofër për të kënduar bashkë me burra, shkruan “Kosovarja”.

Në të shumten e rasteve, këngëraren e shoqëron vëllai i saj, Miloti.

MUND TË JU PËLQEJNË