Krasniqi: Një fluks i madh i njerëzve që vijnë për t’u testuar për shkak të dyshimeve Në Kosovë s’ka asnjë të prekur me koronavirus.

Kështu ka deklaruar infektologu Valbon Krasniqi, teksa deklaroi se gjatë javëve të fundit po ballafaqohen me një fluks më të madh të personave që vijnë për t’u testuar për shkak të dyshimeve.

“Dikun kemi pasur 70 raste që deri më sot janë testuar, por që deri më tani të gjitha kanë rezultuar negativë. Deri në këto momente që po flasim Kosova s’ka shënuar asnjë rast me koronavirus”, deklaroi Krasniqi.

Mbrëmë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Corona Virus COVID-19. Qeveria ka vendosur që të ndërpritet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit deri më 27 mars 2020.

Po ashtu, është vendosur që të pezullohen linjat ajrore nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë deri në një vendim tjetër, si dhe masa të tjera./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË