Ndonëse ka marrë pjesë për të dytën herë, Kosova nuk ia ka dalë ta përmirësojë rezultatin në testin ndërkombëtar “PISA 2018”.

Sikurse herën e parë, më 2015-n, edhe tash Kosova është pozicionuar e treta në listë, duke numëruar nga fundi.

Derisa ekspertët e arsimit fajësojnë MASHT-in për këtë dështim, Ministria e Arsimit bën thirrje të mos kërkohen fajtorët, por të punohet për përmirësim të rezultatit.

Kosova ka dështuar sërish të shfaqë rezultate të kënaqshme në testin ndërkombëtar të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA).

Ashtu siç ishte radhitur para tre vjetësh, njëjtë ka dalë edhe tash duke u radhitur e treta në listë prej fundit. E 77-ta në rend Kosova ka arritur ta lërë pas vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.

Drejtues të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MASHT) kanë thënë se është punuar shumë për përmirësim të rezultatit paraprak (2015), ndaj renditja e Kosovës gati në fund të listës nuk është pritur.

MUND TË JU PËLQEJNË