Një pjesëtar nga Zyra e Nënpresidentit amerikan, Mike Pence, është infektuar me koronvirusin e ri.

“Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence nuk kanë pasur kontakte të ngushta me këtë person”, tha Katie Miller sekretare për shtyp e nënpresidentit Pence, shkruan Reuters.

Miller tha se zyra e nënpresidentit Pence ishte njoftuar të premten në mbrëmje për rezultatet e testimit të zytarit të saj.

Zyra e nënpresidentit amerikan nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për detaje të mëtejshme dhe nëse Mike Pence do të kryejë një test të koronavirusit.Kujtojmë se Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë negativ për koronavirusin.

MUND TË JU PËLQEJNË