Keqpërdorimet e veturave nga ana e zyrtareve nëpër institucione është mjaftë e shpeshtë në Kosovë.

Qytetarët vazhdimisht raportojnë për shfrytëzimin e veturave nga zyrtarët jashtë orareve të punës e shpesh duke udhëtuar me to edhe jashtë vendit, transmeton Indeksonline.

Komunat tashmë kanë nisur të aplikojnë GPS-të nëpër vetura, ndër to është edhe ajo e Prizrenit.

Kjo komunë ka bërë të ditur se do të bëjë monitorimin e veturave dhe shpenzimeve të derivateve nga ana e zyrtarëve.

Në një kontratë të publikuar thuhet se 60 vetura do të monitorohen për 24 muaj kalendarik, transmeton Indeksonline.

Operatori që e ka fituar tenderin është “Logistices Plus L.L.C”.

Ndërsa, kjo kontratë komunës do t’i kushtoj tetë mijë e 136 euro.

Për monitorimin e veturave do t’i kushtoj 5,256,00 euro.

Ndërsa, për monitorimi i derivateve për këto 60 vetura, do të kushtojë 2,880,00 euro./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË