Shumë mërgimtarë kanë qëndruar në dy javët e fundit në Kosovë, me rastin e pushimeve që kanë pasur.

Kjo është koha kur ata kanë afër dy javë pushimi dhe pa dyshim që ata këto ditë mundohen të vijnë dhe të i kalojnë në Kosovë.

Mirëpo në këtë vikend ata kanë nisur për të u kthyer në shtetet përkatëse ku ata jetojnë dhe veprojnë. E pasi marrin rrugë fluksi në pikat kufitare të Kosovës rritet shumë.

Sot është rritur numëri dukshëm i veturave në dy pikat kufitare kryesore, siç është Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Për të dalë nga Kosova nëpërmjet Merdares duhet pritur 2 deri në 3 orë, ndërsa tek Dheu i Bardhë duhet pritur afër dy orë.

KOLONA MERDARE

Ndërkaq lexues të Metros kanë dërguar një video ku shihet kolona shumë e gjatë dhe siç raportohet edhe nga Ministria e Brendshme, kolona është e gjatë 2 kilometra.

MUND TË JU PËLQEJNË