Si lider me traditë në fushën e arsimit të lartë, Kolegji AAB vazhdon të sjellë risi në Kosovë në dobi të qytetarëve e në veçanti të studentëve të rinj.

Sot Kolegji AAB ka miratuar projektin e ndërtimit të Qendrës më të madhe spitalore në rajon, Poliklinikës Mjekësore Universitare AAB.

Kjo Qendër Mjekësore, do të ofrojë shërbime të ndryshme për qytetarët e Kosovës dhe po ashtu do të jetë në shërbim të studentëve të profileve shëndetësore në Kolegjin AAB për realizimin e praktikave të tyre profesionale.

Qendra Spitalore Universitare AAB do të jetë e lidhur ngushtë me Sistemin Shëndetësor të Kosovës, ndërsa është programuar të jetë një qendër ekselence në fushën e shërbimit shëndetësor, të arsimit të lartë e të kërkimit shkencor në Kosovë.

Menaxhmenti i Kolegji AAB ka në fokus zhvillimin dhe përgatitjen sa më të mirë të shkathtësive dhe kompetencave të studentëve që studiojnë në programet e shëndetësisë në Kolegjin AAB siç janë Stomatologji, Radiologji dhe Infermieri.

Projekti i miratuar nga menaxhmenti i Kolegjit AAB do të implementohet në një periudhë 3-5 vjeçare, ndërsa do të punësojë rreth dy mijë punonjës.

MUND TË JU PËLQEJNË