Nora Istrefi është ndër emrat më të njohur në estradë që karrierën e saj e ka ndërtuar me shumë përkushtim dhe angazhim.

Vazhdon të pëlqehet jashtëzakonisht shumë për muzikën që bën, sepse çdo projekt i saj me të dëgjuar shndërrohet në hit, shkruan Kosovarja.

Nora nuk ka ardhur kot deri në këtë kulminacion të suksesit, pasi që nga fëmijëria ka gëzuar talent, dhe ka dëshmuar me qindra herë talentin e lindur.

Nga ajo kemi parë fotografi të ndryshme të fëmijërisë e të adoleshencës së saj, por sigurisht ato më të mirat ende nuk iu ka rënë në dorë.

Për këtë, Revista Kosovarja iu sjell një fotografi të saj kur ka qenë e vogël, e cila ani pse shihet duke qarë, prapë se prapë vërehet të ketë gëzuar një fytyrë artisteje që në vitet e hershme të saj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË