“Xixëllonja” e viteve të ’90 është kënga e paharruar e Gilit, e cila kujtohet me shumë nostalgji, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun ka një bagazh të madh në skenën muzikore, duke sjellur projekte me vlera që kanë lënë gjurmë përgjatë viteve.

Gili është ndër këngëtare që i qëndroi besnike prej fillimit të karrierës zhanrit të muzikës, stilit të veshjes si dhe ngjyrës së flokëve.

Madje, në gjithë karrierën e saj muzikore, është e vetmja këngëtare që nuk e ka ndryshuar asnjëherë ngjyren e flokëve.

Por pavarësisht kësaj ajo gjithmonë është paraqitur elegante e plotë sharm.

Kurse sa i përket familjes së saj, nuk është që dijmë shumë për Gilin.

Përveç që është e martuar me tekstshkuresin, Ilir Berani, të cilët janë prindër të dy djemve.

Por, pjesë e ekraneve televizive përveç Gilit e Ilirit është edhe kunata e Gilit, përkatësisht motra e Ilirit.

Kunata e Gilit, Evliana Berani, është gazetare e njohur dhe si profesioniste se fushës. Atë e shohim shpesh edhe në debate televizive.

Së fundi ajo ka filluar punën si prezantuese e një emisioni në televizionin publik.

Për ju që nuk e keni ditur, “Kosovarja”, ju prezenton me kunatën gazetare të Gilit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË