Nora Istrefi padyshim bën pjesën në listën më të ngushtë të këngëtarëve të suksesshëm.

Karrierën e ka filluar qysh në moshë të re, dhe nuk iu ka dashur shumë që emri i saj të rritet dhe të ndërtojë karrierë të suksesshme, shkruan Kosovarja.

Nora ka ditur si të vijë, andaj afër vete ka me qindra adhurues, duke iu dhuruar këngë të dëgjueshme e hite të panumërta.

Për artisten e njohur sa flitet për jetën profesionale, aq edhe për atë private, ku gëzon një jetë shumë të mirë, dhe padyshim me të ardhura marramendëse.

Mbrëmjet e shumta dhe agjenda e ngjeshur kanë bërë që Norës të mos iu mungojë asgjë në jetë.

Mesa duket Nora ka pasur nevojë vetëm për një veturë luksoze, në mënyrë që të kompletohet me të gjitha.

E gjithë kjo u kuptua përmes paraqitjeve të saj të fundit, ku shihej në njërin nga autosallonet e kryeqytetit. Me shumë gjasë ka vendosur që këtë veturë të tipit “Rang Rover” t’ia bëjë dhuratë vetes.

E, neve nuk na mbetet gjë tjetër, përveç të urojmë të rahatohet me të e të ketë vozitje të mbarë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË