Që nga mëngjesi i ditës së martë kur ndodhi tërmeti i fuqishëm që u mori jetën dhjetëra njerëzve, e qindra të tjerë mbeten të lënduar Shqipërinë e ka kapluar një situatë e papërshkrueshme dhimbjesh.

Shqiptarë, e kosovarë të shumtë anë e mbanë botës janë mobilizuar duke bashkëndjerë dhimbjen së bashku me të prekurit nga tërmeti, shkruan “Kosovarja”.

Shumë biznese kosovare, qytetarë vullnetarë e madje edhe fytyra publike po japin kontributin e tyre duke ndihmuar materialisht familjet qofshin ato që gjenden në qiell të hapur në Shqipëri, qoftë këto që po strehohen në familje, e ambiente të ndryshme kosovare.

Edhe bukuroshja Lisjeta Thaçi e cila këtë vit rrëmbeu “Miss Europe Continental Kosovo 2019” , është parë duke ndihmuar shqiptarët që kanë ardhur për tu strehuar në Kosovë.

Ajo i është bashkangjitur inciativës së grupit “Plisat”, duke qenë e pranishme në të gjitha aktivitete dhe kontributet bashkë me ta./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË