Arilena Ara është emër i konfirmuar për muzikën shqiptare. Ajo, e shfaqi talentin në “X Factor Albania”, ku edhe fitoi, shkruan “Kosovarja”.

Arilena ishte vetëm 15 vjeç kur shpërthej në skenën e madhe të këtij spektakli për zbulimin e talentëve.

Tutje pasuan shumë këngë hite, që e bënë Arilenen një nga këngëtaret më të pëlqyera të publikut shqiptar. E, hiti i saj më i madj mbetet “Nëntori”, një këngë shumë e fuqishme që i dha popullaritet edhe në vende të tjera të botës, shkruan “Kosovarja”.

Arilena nuk është nga ato këngëtare që ngarkohen shumë me veshje e grim. I pëlqen natyraliteti dhe siç po shihet, ajo duket më bukur pa sesa me grim./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË