Granit dhe Leonita Xhaka ka disa javë që u bënë prindër për herë të parë.

Futbollisti i njohur kosovar dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër të një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ayana, shkruan “Kosovarja”.

Ani pse kaluan javë, Leonita e Graniti kishin vendosur që për një kohë të mos i zbulonin fytyrës vajzës së tyre gjë e cila natyrisht që zgjoi kureshtje të madhe tek publiku.

Të vetmet raste kur e shihnin pjesërisht Ayanën ishte ndonjë imazh bashkë me prindërit, duke ia mbuluar fytyrën ose duke e zbuluar pjesërisht.

Por, sot çuditërisht Leonita ka vendosur të thyejë këtë ‘rregull’ duke na prezantuar me princeshën bukuroshe.

E çfarë tjetër të themi veç se “Mashallah”./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË