Në legjislaturën e re të Kuvendit do të jenë afër 50 % fytyra të reja, kandidatë që për herë të parë kanë fituar postin e deputetit.

Rezulatete të mira në këto zgjedhje kanë arritur edhe gratë e partive, ku kanë mbledhur mijëra vota.

Por kush janë 10 gratë e partive shqiptare që kanë marrë vota më së shumti.

Padyshim se e para është kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, e cila ishte deputete edhe legjislaturën e fundit dhe kishte marrë më së shumti vota. Vjosa në zgjedhjet e 6 tetorit ka fituar saktësisht 176 mijë e 188 vota, duke dale bindshëm gruaja më e votuar në Kosovës, sigurisht kësaj i ka ndihmuar pasi ka qenë bartëse e listës.

Femra më e dytë e votuar vije nga Lëvizja Vetëvendosje. Fjala është për deputeten Albulena Haxhiu që ishte ndër zërat më të fuqishme femra në legjislaturën e kaluar Haxhiu ka marrë saktësisht 46 mijë e 861 vota.

E treta vije Mimoza Kusari-Lila, poashtu nga VV e cila ka marrë numër të konsiderueshëm të votave, saktësisht 22 mijë e 553.

E katërta renditet Marigona Geci, vajza e ish-deputetit Gani Geci e cila ka qenë befasia e këtyre zgjedhjeve sa i përket fitimit të votave.

Ajo ka mbledhur 17 mijë e 740 vota duke e dalë e dyta si femra më e votuar në LDK, pas Vjosa Osmani.

E pesta renditet Saranda Bogujevci nga VV e cila ka marrë 15 mijë e 518 vota.

E gjashta renditet Yllza Hoti poashtu nga VV me gjithsej 14 mijë e 810 vota.

E shtata Labinotë Demi -Murtezi me 13 mijë e 595 vota të mbledhura.

Vendin e tetë e zë Arbërije Nagavci që ka fituar sërish mandate, pasi ka marrë hiç më pak se 11 mijë e 110 vota.

Në vendin e nëntë renditet Fitore Pacolli poashtu nga VV me gjithsej 10 mijë e 944 vota të fituara.

Kursen dhjetëshen si femra më e votuar në Kosovë e përmbyllë kandidatja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila ka fituar saktësisht 9 mijë e 303 vota.

MUND TË JU PËLQEJNË