Është femra më e dalluar dhe më unike në Kosovë.

Flasim për Ambasadoren e Kosovës, Vlora Çitakun, e cila po ia del goxha mirë të na përfaqësojë në Amerikë.

Kjo e ka bërë që të konsiderohet si njëra ndër femrat më të suksesshme në skenën politike.

Por, ajo edhe jashtë “spektrit” politik, është një femër mjaft e zonja dhe atraktive.

Kjo pasi që është tejet aktive në rrjetet sociale, duke ndarë gjithçka me fansat e saj, shkruan Kosovarja.

Pikërisht, sot ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me dy mikesha të saj, dhe më të dashura për të, pasi këtë gjë ajo na ka bërë me dije edhe vet me një mbishkrim goxha mbresëlënës.

“Me gra që ma bëjnë Kosovës edhe ma të bukur!”, ishin fjalët e saj.

Pra, ajo përveç që është mjaft e zonja në funksionin e saj me një epitet mjaft të madh, nga ajo pasqyrohet edhe një Vlorë mjaft e shoqëruar për të gjithë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË