Motrat Ismaili, Adelina, Zanfina e Ema janë emra të njohur për publikun.

Ani pse më e zëshmja ndër to është Adelina, jo më kot e rastësisht njihet edhe si diva shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Adelina ishte e para që nisi karrierën si kënëgtare, duke u bërë idol i shumë gjeneratave, e pas saj edhe Zanfina ndoqi rrugën e njëjtë, përveç Emës e cila preferoi të qëndrojë larg muzikës.

Motrat Ismaili jo rrallë herë vijnë me imazhe të bukura, ku secila duket më e mirë se tjetra.

Së fundmi, ato na prezantojnë me djalin e dajës së tyre dhe bashkëshorten e tij, çka ndodh rrallë tek motrat që të paraqiten me dikë të familjes.

Me gjasë kuptohet se ndanjë raporte shumë të mira, gjë që mund ta vëreni edhe përmes fotos./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË