Personave të njohur, këngëtarëve, nuk është se u duhet vetëm të këndojnë, por edhe të dinë të sillen në publik, të pozojnë, të dinë ta promovojnë imazhin e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Afrim Muçiqi është prej shumë vitesh në tregun tonë muzikor, ku ia ka dalë me sukses të jetë një ndër emrat më të popullarizuar të muzikës.

Ka vite që Afrim Muçiqi nuk po lanson këngë e videoklipe, por ai është tejet i angazhuar në dasma e ahengje, madje ndër më të angazhuarit në këtë drejtim.

Afrim Muçiqit edhe fotografohet, madje fotot e tij nuk janë aq klasike si ato të këngëtarëve të tjerë të gjeneratës së tij. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË