Një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve janë infektuar e rreth tre mijë të tjera kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, i njohur si coronavirus.

Virusi është përhapur në Kinë, mirëpo po përhapet edhe në vendet tjera, e ka mbërritur edhe në Evropë, shkruan “Kosovarja”.

Panikë është krijuar edhe në Kosovë, teksa disa raste kanë qenë të dyshuara mirëpo fatmirësisht kanë reflektuar negativ.

E në rast se paraqiten raste, qeveria ka ndarë 400 mijë euro për ministrinë e Shëndetësisë.

Njerëzit kanë filluar të përdorin masa mbrojtëse, teksa panikë është krijuar edhe tek artistët tanë.

Kjo për shkak se atyre iu duhet të udhëtojnë jashtë vendit për koncerte e ahengje të ndryshme.

Këngëtari Milot Llalloshi ka ndarë një video nga aeroporti, teksa shihet motra e tij, këngëtarja shumë e dashur Edona Llalloshi e cila ka vënë maskën.

Ajo qysh tani ka filluar të mbrohet, pasi dihet se virusi mund të përhapet shpejt./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË