Në këtë fund jave që lamë pas këngëtari Enis Bytyqi i dha fund beqarisë me një dasmë të organizuar për familjar miq dhe bashkëpunëtorë, shkruan Kosovarja.

Këto festa tregojnë edhe relacionin e kolegëve dhe prania e tyre është një fakt, edhe dasma e këngëtarit Enis Bytyqit mblodhi edhe shumë figura të njohura të cilët festuan këtë ditë shumë të bukur të çiftit. Këngëtari ka mbajtur gjithmonë larg jetën private. Janë momente shumë të rralla kur ai është përfol për të fejuarën që tashmë zyrtarisht ata janë dhe çifti më i ri në estradë.

Ajo që është vënë re se nusja e cila dukej si nuse përrallash ishte e veshur nga dyqani në të cilën e mban Andrra Destani. Ku edhe çifti Sinani Andrra ishin të pranishëm dhe nuk harruan të shkrepnin një fotografi me nusen dhe dhëndrin ku është edhe bërë si një zakon. /Kosovarja/ 

MUND TË JU PËLQEJNË