Ende vazhdon të konsiderohet si diva e muzikës shqiptare, dhe zëri i shumë femrave.

Arta Bajrami çdo herë i ka dhuruar gjallëri dhe atmosferë skenës shqiptare, sa herë është paraqitur me këngët e saj, shkruan Kosovarja.

Performancat e saj të veçanta dhe paraqitjet e zjarrta, e kanë bërë çdo herë të cilësohet si më e dalluara dhe e veçanta e showbizit.

Me kalimin e viteve, përveç karrierës së saj dhe produktivitetit që ka dhënë për publikun, është interesuar edhe jeta e saj private.

Veçanërisht kur është martuar dhe ka krijuar familje, të gjithë i kanë bërë sytë katër për ta përcjellë.

Ajo çfarë iu ka interesuar më së shumti fansave është marrëdhënia e saj me bashkëshortin e saj.

Mesa duket ajo kalon shumë mirë me burrin e saj dhe e dojnë shumë njëri tjetrin.

Këtë e kanë dëshmuar edhe paraqitjet e tyre të përbashkëta, por kjo e fundit nuk na krijoi përshtypjen përsëri kështu.

Kjo pasi që këngëtarja ishte fokusuar më shumë tek ai, dhe në sytë e saj lexohej një çmenduri e vërtetë pas tij. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË