Quhet Kefser Ajredin dhe është nga ato femra që duan, dinë dhe ia dalin. Jeton sipas stilit të saj falë punës që bën. Nuk është prej atyre femrave që pëlqejnë të shohin seriale, apo të merren me llafe. Kefserja punon, madje shumë. Në Zvicër ka ngritur biznesin e saj “Royal Beauty Olten”, ku realizon me profesionalizëm të lartë tretmanë të ndryshëm estetik.

“Ndihem shumë mirë, e plotësuar dhe e kënaqur. Ia kam dalë falë punës dhe angazhimit të madh, por edhe mbështetjes së pakursyer të familjes. Jam e bekuar për krejt çka më ka ofruar jeta”, thotë Kefserja, e cila jeton në Rothrist, kantoni i Aargaut në Zvicër, ku e zhvillon edhe biznesin e saj.

“Merrem prej kohësh me bukuri dhe estetikë. Ndonëse jam shumë e kënaqur me të arriturat e mia, andaj edhe jam aktive më shumë se 12 orë në ditë, meqë dua që biznesi im të ngrihet edhe më tej, edhe më lart. Klientet tona janë të të gjitha profileve dhe nacionaliteteve. Pa dyshim, kemi edhe shumë emra të njohur të jetës publike. Ne bëjmë maksimumin që ato të ndihen sa më mirë dhe të marrin shërbimet më profesionale.

Në “Royal Beauty Olten”ofrohen këto sherbime: Pastrimi i fytyrës, heqja e celulitit, dhjamit, heqja e qimeve me laser, gjithashtu realizohen profesionalisht tretmane për formësimin e musklaturës, bëjnë heqjen e strijave dhe rrudhave me laser, etj. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË