Këngëtarja e famshme Nora Istrefi krahas karrierës së suksesshme është dalluar gjithmonë për linjat perfekte të trupit.

Ndonëse ka kaluar të 30-tat, bukuroshja vazhdon të shfaqet në formë, shkruan “Kosovarja”.

Imazhet atraktive e joshëse që publikon në rrjetet sociale, bëjnë që të komentohet shpesh në mediat rozë.

Ka disa javë që ajo është ndarë nga bashkëshorti Rober Berisha pas shumë vitesh jetë bashkë. Ata po vazhdojnë rrugët e tyre duke mos e komentuar tutje divorcin.

Nora po paraqitet shpesh në llogarinë e saj në Instagram vetëm dhe me vajzën, ndërkohë që po flitet për një lidhje të re dashurie në jetën e saj por fjalë këto që vazhdojnë të mbesin thashetheme.

Së fundi këngëtarja ka publikuar një fotografi të vajzës Renee, me të cilën kaloi pasditën.

Renee shfaqet e lumtur në imazhin të cilin Nora e ka përshkruar me një zemër./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË