Tashmë ka shkuar në 13 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Të gjitha rastet e reja janë paraqitur në Stubëll, më saktësisht në familjen e ngushtë të të moshuarit, i cili u diagnostikua i pari me pandeminë botërore. Nuk dihet saktësisht se kush janë familjarët e prekur.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nëpërmjet Facebook-ut. Sipas tij, mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19.

Të katër rastet janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020.

E gjithë familja ka qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

MUND TË JU PËLQEJNË