Nusen e këngëtarit Sinan Hoxha publiku e admiron shumë, madje më shpesh flitet për të se sa për Sinanin.

Andrra Destani njihet si një femër e bukur dhe e këndshme, e cila me buzëqeshjen e ëmbël dhe plotë sharm reflekton pozitivitet çdoherë, shkruan “Kosovarja”.

Me gjithë mirësinë dhe thjeshtësinë si person ajo ka arritur të rrëmbejë zemrat e njërëzve.

Prej kohës që është bërë fytyrë publike, nga dasma madhështore me këngëtarin nga Shqipëria, ajo vazhdmisht ka marrë vëmendje për secilën paraqitje.

Veshja e saj mahnitë gjithmonë, pasi me stilin e saj të veçantë arrinë të kombinohet aq bukur, sa bëhet frymëzim për shumë vajza që e komentojnë vazhdimisht.

E kësaj radhe Andrra ka ndarë një fotografi me vëllaun e saj me të cilin ngjajnë shumë. Sigurisht që pas publikimit të këtij imazhi, komentet e vajzave kanë vërshuar./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË