Milot Llalloshi bën pjesë në listën e atyre personazheve që tash e sa kohë nuk merret me muzikë.

Duke qenë i pasionuar pas diçkaje tjetër, Miloti nuk është aspak aktiv në këtë fushë, ani pse numëron disa duete bashkë me motrën e tij Edonën, shkruan Kosovarja.

Por, tani ai ka tjetër punë dhe mirret me punimin e videoklipeve dhe është krijues i platformës së parë shqiptare online.

Këtë punë ia besojë shumë fytyra publike, andaj shkojnë tek ai për tu marrë i tëri me realizimin e projekteve të tyre dhe klipeve.

Aq sa është i plotësuar në jetën e tij profesionale, ashtu dhe në atë private, ku tashmë e disa vite ka krijuar folenë e tij të vogël të familjes.

Miloti është bashkëshort i një gruaje të mrekullueshme, dhe baba i dy engjëjve, djalit dhe vajzës.

Nuk ka shumë kohë që fëmijët e tij i mban në duar, por ata me kalimin e kohës po rriten dhe po bëhen ende më të bukur.

Në vazhdim iu shpalosim një video të djalit të tij Priamit. Ju keni mundësinë ta shikoni dhe ta kuptoni se sa shumë është rritur dhe sa i pashëm është bërë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË