Të gjithë e dijmë se si ka filluar karrierën Kaltrina Selimi, e cila gjithmonë ka qenë e drejtuar nga zhanri pop.

Por, në vitet e fundit ka ndërruar krejtësisht stilin e të kënduarit. Dhe, tashmë Selimi ka filluar të këndojë muzikë popullore, shkruan Kosovarja.

Shpesh atë e shohim të shoqëruar edhe me prezencën e këngëtarit të mirënjohur Alban Mehmetit, me të cilin edhe ka sjellë shumë duete e potpuri dasmash, por edhe në dasma i shohim së bashku.

Meqë jemi në sezonën e dasmave,  kryesisht këngëtaren shumë të njohur po e shohim më shumë vet duke performuar në shumë ahengje e familje të ndryshme.

Duke i pasur prioritet dasmat, ajo sa kujdeset për atmoferën dhe respektin ndaj secilës familjes, kujdeset që të bëjë përshtypje jo vetëm me këndimin e saj por edhe me paraqitjet e saj.

Ta paktën kështu po e tregojnë rregullimet dhe fustanet që po ajo po zgjedh në secilën natë që është e angazhuar. Ajo çdo herë rezulton të duket bukur dhe tërheqëse, ashtu edhe sikur në këtë paraqitje të fundit që po duket tamam si një princeshë përrallash. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË