Ndërsa temperaturat bien në ditët e dimrit, Pajazit Dugolli nga Drenasi, ka nevojë për ndihmë.

Ai jeton tash e disa vite në një tendë, dhomë e improvizuar, gjendje kjo e mjerueshme për një jetë normale të një familje, njofton Klan Kosova.

Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë ta ndihmojnë Pajazit Dugollin le të kontaktojnë direkt në numrin e tij të telefonit 044-466-224.

Pajazit Dugolli i cili jeton në fshatin Nekovc, thotë se ka bërë disa herë kërkesë për ndërtimin e shtëpisë nga komuna dhe institucionet tjera.

Klan Kosova do të dalë të hënën me versionin e Komunës së Drenasit, në lidhje me rastin e kërkesave nga ana e kryefamiljarit Pajazit Dugolli për ndërtim të shtëpisë.

Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë ta ndihmojnë Pajazit Dugollin le të kontaktojnë direkt në numrin e tij të telefonit 044-466-224

MUND TË JU PËLQEJNË