Dikush aktoren Teuta Krasniqi mund ta shoh si perfeksioniste, por vetë ajo thotë se nuk është e tillë. Teuta thotë se nuk është perfeksioniste, por se me punë mundohet ti afrohet perfeksionit, shkruan “Kosovarja”.

Teuta është ndër aktoret që angazhohen më së shpeshti në projekte të ndryshme artistike, e kjo për shkak të lojës së saj të shkëlqyer.

Teuta është nënë e dy vajzave, Tarës dhe Kaies. Aktorja thotë se nga jeta ka mësuar shumë, e mbi të gjitha leksionin se me punë arrihet gjithçka, shkruan “Kosovarja”.

“Kam mësuar se me punë arrihet gjithçka dhe pa marrë parasysh vështirësitë që do të hasësh në profesion, asnjëherë nuk duhet dorëzuar”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË