Shpesh mes shoqesh kemi dëgjuar fragemte muhabetesh të tipit: “Sa bukur po dukesh. Ku po e blen garderobën?”. Dhe, tjetra që ia pret shkurt, shqip dhe qartë: “Te “JARDIN” në Tiranë”.

Një numër i madh femrash, të atilla që thjeshtë duan të duken bukur, të shkëlqejnë, por edhe emra të njohur të skenës muzikore dhe jo vetëm, prej vitesh blejnë tek butiku ekskluziv “JARDIN” në kryeqytetin shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

Veshje ekskluzive brendesh botërore, shije e pa krahasueshme, kombinime që të lënë pa fjalë dhe mbi të gjitha materiale të një cilësie të lartë. Të gjitha tek “JARDIN”, që tashmë po vije edhe në Prishtinë, si “JARDIN Luxury Boutique”.

Eri, Ori dhe Elona, janë tri motrat e suksesshme që kanë arritur sukses në fushën e modës përmes dyqanit të tyre të afirmuar. Motrat e lindura e të rritura në Shqipëri, e tregojnë me krenari se janë mbesa Kosove, andaj thonë se “bijat po vijnë tek bija”. Ky dyqan hapet në zemër të Prishtinës me datë 9 nëntor.

“JARDIN Luxury Boutique”në Prishtinë sjell ekskluzivitetin e markave prestigjoze të modes, Valentino, Dolce & Gabbana, Balmain, YSL, Salvatore Ferragamo, dhe marka luksoze parfumesh, te cilat vajzat i kanë zgjedhur me shijen dhe fragrancat që i rrinë mirë një klientele me shije si ajo e Kosovës./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË