A e dini që në Prishtinë egziston Eko-parku i “Të martuarve”, që gjendet në hyrjen kryesore të qytetit?

Parku është inaguruar në vitin 2017 nga Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili asaj kohe kurorëzoi martesën e një çifti të kryeqytetit me një ceremoni solemne në këtë eko-park unik ku të sapo të martuarit në Komunën e Prishtinës do të inkurajohen të mbjellin një pemë në këtë zonë, shkruan “Kosovarja”.

Shpend Ahmeti gjatë fjalës së tij kishte thënë se parku ka kapacitet për mbjelljen e 160 pemëve, për çiftet që dëshirojnë ta mbjellin pemën e tyre. “Njerëzit kur martohen kanë dëshirë që të lënë shenjë të martesës së tyre, qoftë me lokacionin se ku ata martohen. Kësaj radhe ne ju ofrojmë një rast të ri që këtë shenjë ta lënë për të mirën e kryeqytetit duke e rritur gjelbërimin”, kishte deklaruar i pari i komunës.

Çifti i parë që kanë mjellur pemën e tyre, shoqëruar me një zemër, ishin Herolin Hyseni dhe Saranda Gashi. “U jam shumë mirënjohës dhe falënderues komunës së Prishtinës e cila na mundësojë ku përveç procedurës së kurorëzimit ta bëjmë edhe mbjelljen e kë tij druri si simbol i dashurisë”, thotë Hyseni, transmeton “Kosovarja”.

Por, projekti në fjalë duket pak si i dëshruar, pasi prej tre vitesh, në të pemët e mbjellura mund të numërohen me gishta dhe parku nuk ka kurrfarë ndriçimi specifik siç kishte premtuar Kryetari i Prishtinës.

Eko-parku i “Të martuarve” më shumë duket si saharë në mes të kryeqytetit sesa si zonë e gjelbëruar./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË