Xheraldina Vula, e njohur si Xheri e “Rtv 21”, është ndër gazetaret e njohura dhe që prej vitesh ka krijuar imazhin e saj në ekranin televiziv, shkruan “Kosovarja”.

Xheri, është nëna e reperit Ledri Vula, më i kërkuari i skenës muzikore vendore. Ledri është djali i vetëm i gazetares së njohur.

Ndryshe, Xheraldina Vula ka edhe disa qenë, për të cilët kujdeset shumë dhe është tejet e lidhur me ta, shkruan “Kosovarja”.

Xheri, është e pranishme edhe në rrjete sociale, ku zakonisht poston foto nga programet, poston ndonjë risi të Ledrit, e gjithashtu shfaq edhe qentë e saj.

Një amerikanes i kanë pëlqyer fotot e Xherit, andaj ka hapur profil me fotot e saj. E, këtë e ka treguar vetë gazetarja. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË