Edhe Ismet Hebibi po i gëzohet formimit të Qeverisë në krye me Albin Kurtin si kryeministër.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme, me 66 vota u zgjodh si kryeministër i r i Kosovës.

Ai së bashku me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovësn (LDK), arritën marrëveshjen finale për koalicionin LVV-LDK.

Kurti i cili sot zyrtarisht morri detyrën e tij si kryeministër, duke se po përkrahet mjaftë nga qytetarët edhe 4 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, ku partia e dil doli si partia e parë.

Në përkrahje të Kurtit është edhe një person mjaft karakteristik e i njohur për publikun.

Ismet Hebibi, i cili në vitin 2016 ishte kundër kandidati i presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, ka fjalë të mira për kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Ai në një prononcim për GazetaBlic, teksa thur lavde për Kurtin, e konsideron atë si një njeri të madh.

“Kosova që dy mijë vite e pret Albin Kurtin e madh, do të jem me albin Kurtin edhe 50 vite nëse kam jetë. I uroj 5 epoka, edhe 50 vite në udhëheqje, kam besim të plotë ë të sikur në vetëveten. Unë jam i dijshëm jam mjek, 10 vite pa punë se nuk e kom përkrahë Thaçin e Ramushin, nuk i kam përkrahë sepse nuk kanë punu për popullin”, thotë Hebibi.

Kujtojmë se Albin Kurti gjatë ditës së djeshme, në seancën për formimin e qeverisë së Kosovës, ka marrë votat e mjaftueshme për të udhëhequr me qeverinë e vendit.

Kurti për herë të parë e gëzon mandatin e kryeministrit të Kosovës.

MUND TË JU PËLQEJNË