Vetëm një vizitë disa sekondshe në faqen e tyre në Instagram, të bënë të kuptosh se janë artistë të vërtet të parukerisë.

“Idé’al coiffure” është adresa e një klientele të gjërë e të veçantë, që tashmë e kanë gjetur vendin më të mirë ku ti prejnë, rregullojnë, ngjyrosin, stilojnë dhe të marrin këshilla për flokët dhe lukun e tyre.

“Idéal coiffure” në Liezhë të Belgjikës, është salloni për meshkuj dhe femra, i hapur që në vitin 2015 nga çifti Burim Zejnullahu dhe bashkeshortja e kolegeja e tij më e afërt, Ganimete Mustafa-Zejnullahu. Të dy janë aq mjeshtër në zanatin e tyre, saqë një këngëtare franceze, që është edhe kliente, u ka krijuar një këngë, ku ndër tjerash thotë: “E bëjnë punën pa përtesë, më bëjnë të ndihem si një princeshë”.

Çifti që para se të hapnin biznesin personal kishin punuar nëpër sallone me nam, sot po e jetojnë suksesin e sallonit të tyre ekskluziv.

“Ne kemi bëre gjëra më ndryshe nga sallonet tjera. Kemi krijuar abonimin në këtë lëmi (coiffure), gjë që askush nuk e ka, as në Belgjikë e as në vende të tjera të Evropes. Kemi më tepër se 450 klientë të abonuar, të cilët kanë paguar më herët për frizurat e tyre dhe shumë shërbime të tjera”, thonë Burimi e Ganja.

Të gjithëve iu bënë përshtypje emri i sallonit. ”Si patriot që jemi, kemi vendosur qe t’ia vëmë këtë emër. ID do të thotë identitet e AL Albania. shqiponja në mes në formë të flokut i jep edhe më shumë kuptim. Këtij i thonë ideal”.

Specialitetet e sallonit të famshëm të dy shqiptarëve në Liezh të Belgjikës, janë të pa numërta, e këtu hyjnë prerjet ubike, shatiret dhe ngjyrat e veçanta që ndryshojnë lukun, etj.
Çifti i frizerëve profesionistë, tregojnë se në planet e tyre është edhe hapja e një salloni të bukur, modern e më ndryshe në Kosovë, një vend ku klientët do të marrin këshilla dhe propozime për freskimin e lukut.

“Ne si visagiste, e kemi për detyrë ti këshillojmë klinetet se çfarë frixre u shkon [ër fytyre, e jo të realizojmë prerje paushalle”, thotë Burim Zejnullahu, që me këtë profesion merret prej 25 vitesh, ka të kryer shtatë vite shkollë profesionale dhe është i perfeksionuar në këtë lëmi. Ai, ma punuar nëpër sallonet më të medha, si Jacques Dessange,Jean Louis David,Claude Juillard(Visagiste) etj., ku edhe ka marrë çmime të medha ne konkurse në Francë, Belgjikë dhe Itali. Siç kuptojmë, frizeri i famshëm në vitit 1999 ka fituar vendin e parë në Francë për prerje për burra dhe gra. Besoni ose jo, Burim Zejnullahu ka qenë gjithashtu frizer per klubin e futbollit standard në de Liège dhe ka rregulluar edhe personnalitete të ndryshme të televizioneve belge, siç bije fjala stafin e “The Voice of Belgium”.

Kur flasim për të njohurit vendor, çifti thonë se fytyrat e tyre të bukura meritojnë tretman të personalizuar e jo te kopjuar.

MUND TË JU PËLQEJNË