Remzo Mustafiq, është i riu boshnjak nga Mitrovica i cili po ndjekë me sukses pasionin e tij në boks, shkruan Kosovarja.

Është vetëm 16 vjeç ndërkaq për këtë fitore thotë se është vetëm një pjesë e fillimit që e ka inspiruar edhe më shumë ta ndjekë këtë rrugë.

Me shumë sukses, në raundin e tretë, mundi kundërshtarin e tij, prishtinasin Nderim Mjeku.

Me që është shumë i ri, tregoi sukses dhe po ashtu faktin se sa shumë është i përkushtuar në këtë sport, i cili për të është një pasion ku e jep më të mirën e mundshme.

Për këtë fitore, fitoi titullin e rëndësishëm si kampion, e që shprehet se do të vazhdojnë tutje pa u ndalur për ëndrrën e tij./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË