Të shkosh në Tiranë është gjithmonë kënaqësi e veçantë. Tirana është shndërruar në një qytet modern, dinamik, me pamje metropolitane.

Nëse shkoni për shëtitje, argëtim, apo për punë, përherë ka një rëndësi specifike akomodimi. Tirana ka një gamë të gjërë hotelesh, por vitet e fundit “Hotel Colosseo” është senzacioni më i madh në linjën e hotelerisë.

Të gjithë duanë të shkojnë tek “Colosseo”, disa për të fjetur rehatshëm në dhomat delux, të tjerët për të shijuar diçka nga kuzhina e jashtëzakonshme, e dikush thjeshtë për të pirë një kafe në restaurant apo terracat që të japin idenë se je në ndonjë nga caffe-baret e Italisë fine e të bukur.

“Hotel Colosseo Tirana” një hotel luksoz me 4 yje hapi dyert e tij për mysafirët në korrik 2017.
Motoja e ketij hoteli I kategorizuar me 4 yje eshte te ofrojne nje sherbim me 5 yje!
Nga vizta jonë, kuptuam që hoteli ofron 43 dhoma cilësore (20 dopio, 21 teke, 2 suita ekzekutive) dhe një ambjent banketingu per pritje dhe evente të çdo lloji, deri në 100 persona.

Me nje Distance rreth 40 km largësi nga bregdeti i detit Adriatik te vizitosh “Hotel Colosseo” eshte nje ndalese ideale per udhëtimin tuaj.

E veçanta është se “Hotel Colosseo Tirana” është vendosur në zemër të Tiranës, pranë bllokut te Ambasadave, 1 km distancë nga parku Kombëtar i Tiranës dhe si i tillë është i përsosur për pushime ose biznes.

Pas një darke relaksuese në Restorantin e hotelit dhe një koktejl në lounge bar, mbrëmja plotësohet me nje akomodim komfort në dhomat e stilit deluxe.

Ajo që na ra në sy ishte stafi i ri dhe miqësor që mirëpriste dhe shërbente me korrektësinë më të madhe dhe gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë. Më në fund një vend ku pritja dhe shërbimi marrin notën 10-të.

Duam të dalim patjetër tek menuja, sepse është një nga gjëat më të mrekullueshme në “Hotel Colosso Tirana”.

Ju do të magjepseni nga ajo çfarë do të vije në tavolinen tuaj, nga shumëllojshmëria e usbqimeve të detit, sallatë klasike Cezari, makarona dhe rizoto, peshk të freskët dhe gatime mishi te fresket të gatuar me dashuri nga shefi i hotelit.

DHOMA DELUXE

Dhomat e gjumit moderne luksoze të reja do të shfaqin shtretër dyshe / mbreti, ideale për mysafirë që kërkojnë rehati optimale. Këto dhoma ofrojnë mobilje elegant, ndriçim të butë, kasaforte ne dhome, WIFI, IP TV, vepra arti bashkëkohor, banjo spacioze dhe kondicioner të kontrolluar individualisht.

COKTAIL & BAR PASTiceri

Koktej & pasticeri Bar, është një vend i njohur për një pije relaksuese, një kafe të ekspres ose një vakt te shpejte. Bar është një përzierje elegant e sharmit të dizajnit klasik dhe atij bashkëkohor. Tarraca , përballë sheshit, me dritare mbresëlënëse panoramike, është vendi i përsosur për një takim.

“Salla e Konferencës” ka kapacitet deri në 100 persona stil teatri ose 60 stil të sallës së konviktit për një konferencë pune, konferencë shtypi etj.

WIFI FALAS

Udhetari i biznesit

Vendndodhja e hotelit, e shoqëruar me vlerësimin e saj për lehtësirat dhe shërbimet për të cilat ka nevojë për një udhëtar biznesi, e bën atë zgjedhjen e përsosur për udhëtarët e biznesit dhe të korporatave në Tirana City Center.

Për ne, qëndrimi në këtë hotel, ishte i pa krahasueshëm. Një eksperiencë unike.

E, për ju?

 

MUND TË JU PËLQEJNË