Fitorja e Koalicionit të Shqiptarëve ne Tuz po sjellë ndryshimet e para për shqiptarët atje.

Që nga sot, tabelat e regjistrimit për komunën e Tuzit do të jenë me një shkurtesë të re.

Nga tabelat që kjo komunë deri dje kishte PG-Podgoricë, tani e tutje do të ketë TZ-Tuzë.

Deputeti shqiptar në parlamentin malazez, Genci Nimanbegu është një nga më meritorët për këtë.

“Që nga sot Tuzi do të jetë Komunë e plotë, e jo në kuadër të Podgoricës. Unë jam deputeti që kam bërë këtë marrëveshje me partitë malaziase, dhe ndihem mirë që është jetësuar kjo sot” ka thënë Nimanbegu për Indeksonline.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË