Recep Tayyip Erdogan , Presidenti i Turiqsë është padyshim njeriu i momentit në Turqi por edhe një nga protagonistët e diplomacisë botërore.

Rruga e tij nuk ka qenë shumë e lehtë dhe gjithmonë është shoqëruar me dritëhije të forta, ai në fëmijëri ka qenë shumë i varfër dhe shiste limonë.

Origjina e varfër dhe rrugëtimi i tij jotipik e bëjnë Erdoganin një model për klasën e mesme konservatore.

Biri i një rojeje bregdetare, i rritur nëpër rrugët e një prej lagjeve më famëkeqe të Stambollit, i shtrënguar nga varfëria në të cilën dergjej familja e tij të shiste nëpër rrugë limonata dhe simite, Erdogani ka marrë një arsim islamik shumë të ngurtë, përpara se të diplomohej në administrim biznesi në Universitetin e Marmarasë.

Në ndryshim nga protagonistët e tjerë politikë të Turqisë moderne, karriera politike e tij nuk i detyrohet as militimit në partinë trashëgimtare të ideologjisë kemaliste të Ataturkut, as punësimit në burokraci.

Në sytë e turqve, Erdogan nuk i ka ndyrë duart duke bashkëpunuar me sistemin shtetëror të korruptuar, që bile e ka burgosur për idetë e tij dhe e ka pezulluar nga aktiviteti publik.Arritja më e madhe politike e Erdoganit është marrëveshja paqësore dhe ndalja e gjakut që është bërë rreth Qipros dhe PKK (Ushtria e Punëtore të Turqisë), si dhe kërkim-falja që iu bë popullit armen për një krim që kishte ndodhur para më shumë se nëntë dekada.

Kryeministri turk ka qenë i burgosur për ‘kërcënim ndaj sekularizmit’ (ndarja e shtetit nga feja). Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt.

Recep tayyip Erdogan, ka paraparë që Turqia në vitin 2030 të jetë vendi më i fuqishëm në botë, si në aspekt politik e poashtu edhe në atë ekonomik.

Erdogani është i martuar me Eminen dhe së bashku kanë 4 fëmijë, dy djem Ahmet Burak dhe Necmettin Bilal si dhe dy vajza, Summey dhe Esra .

MUND TË JU PËLQEJNË