Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se Fetnete Ramosaj, aktiviste e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë dhe pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, ka ndërruar jetë.

Ai ka deklaruar se e ndjera ishte zëri i ushtrisë në luftë dhe penda e historisë sonë pas luftës.“I rëndë lajmi për humbjen tënde, Fetnete. Ishe zëri i ushtrisë në luftë, penda e historisë sonë pas luftës. Zë i ndërgjegjes së popullit tonë. Krenar që të njoha, luftuam e punuam bashkë. Lamtumirë!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

E ndjera Fetnete Ramosaj ka raportuar edhe për Agjencinë e Lajmeve të Kosovës, “KosovaPress”.

MUND TË JU PËLQEJNË