Media e shoubizi nuk kanë hov prej dje. Ndonëse tani ka një shpërthim të lajmeve të kësaj natyre, revista “Kosovarja” për vite me rradhë është marrë me shoubiz, me jetën e të njohurve, por edhe zbulimin e talentëve të ri, të cilëve shpesh edhe u ka dhënë krah.

Ndër këta talent të promovuar shpesh në faqet e revistës sonë, ishte edhe këngëtarja Halime Mani, e cila dukej nga zërat shumë premtues. Ajo, merrte pjesë në festivale, bënte këngë me videoklipe dhe ia dilte të qëndronte mirë karrshi kolegëve të tjerë.

Pra, Halime Mani po fitonte treg dhe e ardhmja e saj në botën e muzikës dukej mjaftë premtuese, shkruan “Kosovarja”.

Sot, ajo më shumë se për karrierën e saj, përflitet për martesën me këngëtarin Afrim Muçiqi.

Ne, sjellim ca foto të Halimes së dikurshme, kur ende nuk ishte në lidhje me këngëtarin e muzikës popullore./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË