Guvernatorja e Alabamas, Kay Ivey, ka nënshkruar projekt-ligjin që ndalon pothuajse abortet totalisht- duke vendosur banorët e saj të këtij shteti në të njëjtin nivel me njerëzit e vendeve të tjera të botës në zhvillim.

Në një masë që mund të rezultojë në një përleshje ligjore me Gjykatën e Lartë të SHBA-së – në të vërtetë, kjo është dëshira e shprehur e atyre që qëndrojnë prapa vendimit – republikanja Kay Ivey nënshkroi vendimin, një ditë pasi u miratua nga senati i shtetit në mes të skenave të nxehta dhe emocionale.

Ky dokument ndalon abortet, përveç në rastin e një rreziku serioz për shëndetin e nënës dhe e bën atë një krim të dënueshëm deri në 99 vjet në burg për çdo mjek që kryen një procedurë të tillë.

“Për shumicën e mbështetësve të projektligjit, ky legjislacion qëndron si një testament i fuqishëm për besimin e thellë të Alabamëve se çdo jetë është e çmuar dhe se çdo jetë është një dhuratë e shenjtë nga Perëndia”, tha znj. Ivey, 74 vjeç ndërsa nënshkroi projekt-ligjin.

MUND TË JU PËLQEJNË