Arta Dehari, gruaja e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, është punësuar së fundi në kabinetin e Kryetarit aktual të Kuvendit.

Arta Dehari është punësuar në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit. Gruaja e aktivistit të ndjerë të VV-së, tashmë punon përkrah kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, që vjen nga kjo parti.

Deri tash nuk dihet se çfarë pozite mbanë ajo në këtë kabinet, veç se është parë edhe në hapësirat e objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, Glauk Konjufca është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive ku ka marrë rreth 75 vota.

Deri tash nuk është njoftuar se kush do ta përbëjë kabinetin e kryetarit Konjufca. Nuk është bërë e ditur se kush janë këshilltarët e kryeparlamentarit.

 

MUND TË JU PËLQEJNË