Dhimbje të madhe dhe çudi ka lënë pas krimi i rëndë që goditi një familje shqiptare në Melbourne të Australisë pak orë para ndërrimit të viteve më 31 janar 2019, ku babai i mori jetën vajzës së tij dhe dhëndrit e më pas tentoi të vetëvritej.

Babai i Lindita Musai, 55-vjeçari Osman Shaptafaj, është akoma në gjendje kritike në spital me plagë arme pasi qëlloi veten pas krimit, por ndërsa e bija ndërroi jetë në vendngjarje, dhëndri, Veton Musai, 29 vjeç, humbi betejën me jetën të mërkurën, një ditë pas bashkëshortes së tij Lindita.

Çifti kishte festuar 1 vjetorin e martesës vetëm pak kohë para se të ndërronin jetën.

Mediat australiane shkruajnë se çifti kishin qenë të lidhur për të paktën pesë vite bashkë dhe një vit më parë kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Miqtë e përshkruan dasmën e tyre si një nga ‘më të mirat që ata kishin qenë ndonjëherë’.

‘Një çift i tillë i bukur, një familje kaq e bukur … Një nga dasmat më të mira që kam qenë në Australi,’ shkroi një mik i familjes në Facebook.

E reja ishte e punësuar si recepsioniste ndërsa burri i saj punonte në një bankë dhe kishin plane per te bere femije. Miqtë e përshkruanin dashurinë e tyre shumë të madhe, por që u pre në mes.

Të shumta janë reagimet në rrjetet sociale për dhimbjen e madhe të kësaj familje. Miqtë dhe të afërm të çiftit janë fotografuar të martën në lot në rrugë pranë banesës teksa ngushëllonin njëri-tjetrin.

Shokët e pikëlluar nga dhembja kanë postuar “Ngushellime”, në shqip dhe “Një çift i tillë i mrekullueshem, mu thye zemra..Pse ???”

Kushëriri i djalit ndau pikëllimin e tij në Facebook pasi 29-vjeçari vdiq në spital.

“Unë nuk e di se si t’i gjej fjalët. Allahu e di më së miri pse gjërat ndodhin ashtu siç ndodhin”, e nis ai fjalën e më pas shton se ‘as nuk mund të përshkruaj si ndjehem. E vetmja gjë që na mban të fortë është besimi në Zot. Se si babai mund t’ja marrë jetën vajzës së tij, është përtej logjikës… Por djalli me të vërtetë qenka midis nesh.Allahu i bashkoftë të dy shpirtrat e mrekullueshëm përsëri në Xhenet.’, shkruan ai.

Çifti u vra pak ore para vitit te ri dhe raportohet se kishin mysafirë të tjerë në shtëpinë e tyre kur ndodhi krimi.

Lindita njihej si vajza e dashur dhe argëtuese dhe Vetoni si djali që i bëri të gjithë të buzëqeshnin, raporton The Age.

MUND TË JU PËLQEJNË