Mediat italiane raportojnë se është gjetur trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, e cila u zhduk të shtunën në orët e pasdites në liqenin e Comos në Itali. “Floriana Ismaili u gjet në fund të liqenit të Comos”, raportohet nga mediat e huaja, po ashtu edhe nga 20min.

Florijana ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës dhe kapitene e ekipit zviceran Youn Boys.

Lojtare jashtazakonisht e mirë, e cila nuk ka pasur më shumë se 24 vjet.

Pas një operacioni të gjerë në kërkim nga ekipet italiane të shpëtimit, trupi i pajetë i lojtares është në një thellësi prej 204 metrash. Mediat italiane raportojnë se ekipet e kërkimit e kanë lokalizuar trupin e 24-vjeçares në një thellësi prej 204 metrave afër vendit ku kishte kërcyer në ujë nga një anije që e kishte marrë me qira bashkë me një mike të veten. Ndërkaq, gazerta zvicerane “Blick” shkruan: “Trupi i Florijana Ismailit gjendet”.

MUND TË JU PËLQEJNË