Është gjetur edhe një qytetar nën rrënojat e Hotelit “Tropikal”, i cili besohet të jetë njëri nga dy vëllezërit Abazi nga Livoçi i Gjilanit.

Ekipet e shpëtimit kanë lokalizuar vendndodhjen e tij, ndërsa janë duke punuar për tërheqjen e trupit të tij nga rrënojat, por nuk dihet nëse është gjallë, apo ka humbur jetën.

Deri më tash mësohet se janë 22 viktima dhe mbi 600 të lënduar nga tërmeti i sotëm.

Ekipet e kërkim shpëtimit nga shumë shtete po vijojnë misionin e tyre për të nxjerrë nga gërmadhat edhe persona të tjerë.

MUND TË JU PËLQEJNË